E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-ministri Shehu:Ministri  Cakaj po bën punën e Policisë Rrugore
Politikë

Ish-ministri Shehu:Ministri Cakaj po bën punën e Policisë Rrugore

Ish-ministri i jashtëm dhe ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar pas njoftimit të ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj, ku deklaroi se do të hiqen targat diplomatike Konsujtve të Nderit në vendin tonë.

Përmes një postimi në ‘Facebook”, Shehu  e cilëson gjithë njoftimin si shumë ulje për diplomacinë shqiptare, ndërsa shton se Ministria e Jashtme në vend që të merret me rrënjë, po merret me gjethet e problemit.tritan-shehu-768x491

Postimi i plotë:

Sa poshte i ka rene “pazari” Diplomacise Shqiptare!
Degjova Zv.Ministrin e Jashtem, qe deklaronte ne media, ai vete, se do tu hiqen targat diplomatike Konsujve te Nderit ne Shqiperi.
Sikur ky qenka problemi i madh i Diplomacise sone, shkaku i humbjes se rolit tone paresor ne Rajon, i ndryshimeve te linjave tona strategjike, i dobesimit te bashkepunimit me partneret tane kryesore, apo i bllokimit te procesit tone te integrimit prej disa vitesh!?
Ne fakt ajo eshte nje ceshtje per te cilen mund te shprehet jo me shume se Policia Rrugore.
Ashtu si jane ceshtje te Ministrise se Brendeshme droga, trafiqet, kriminaliteti, “larja” e parave etj, per te cilat po ky Zv.Minister organizoi nje konference te tere shtypi dy dite me pare.
Sic duket vizioni, objektivat, funksionet e kesaj Ministrie me kontribute te medha nder vite, jane “atrofizuar” kaq shume, sa aty merren vetem me tilla “ceshtje” perfshi dhe “reformen” e madhe te “spastrimit” nga puna te 20 punonjesve, si pasoje e “luftes brenda llojit”.
Fatkeqesi kjo,se Ministria e Jashteme se pari duhet te shprehi vizionin e saj per ceshtjet madhore qe i perkasin vendit ne kompetence te saj, duke u koncentruar te “rrenjet” e problemeve, ne vend qe te merret me “gjethet”, apo te krijoje kakofoni me dikasteret e tjera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.