Ish ministri: Shkarko kryetarët e bashkive Bulqizë, Librazhd,të kapur në shkelje të ligjit
Ylli Manjani
Ky (Kryeministri) që akoma nuk ka shkarkuar kryetarët e bashkive Bulqizë, Librazhd etj, të kapur në flagrancë në shkelje të ligjit, po lufton krimin e organizuar. 🤔
Kaq detyrë ka! Ti shkarkojë e tja lërë në dorë drejtësisë. Në daç të vërë syze në daç vetrata në sy, duhet thjesht t’i shkarkojë që të ngjallë sadopak besim.
Por nuk e bën.
Veç me punën e vet për të cilën mori vota e ende merr rrogën nuk merret. Merret me punët e gjithë të tjerëve. S’le gjë pa thënë për punët e tjerëve, por të vetat nuk ndihet.
Shpikja e KÇK dhe OFeLi është kulmi i fshehjes së përgjegjësisë së vet për punët që nuk bën ose i bën keq.
Në pastë njeri që e ha, ti bëjë mirë!

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



