E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-moderatorja e Klan dhe RTSH: Ish-drejtori i TV më ngacmoi seksualisht
Lajme

Ish-moderatorja e Klan dhe RTSH: Ish-drejtori i TV më ngacmoi seksualisht

Moderatorja Kostana Morava, gazetare prej disa vitesh, e punësuar në televizionet më të mëdha publike si Tv Klan apo edhe RTSH ka rrëfyer për herë të parë publikisht ngacmimet seksuale nga ish-shefat e saj.

“E di mirë se çfarë ndodh me viktimën. Kam qenë pragmatiste për të mbrojtur veten. Sidomos kur të shohin që je simpatike dhe e çlirët. Ah, po kjo e ka bërë me dëshirë,” shpjegoi ajo.

Duke iu referuar denoncimit më të fundit të Blerta Tafanit kundrejt ish-drejtorit të RTSH Alfred Pezës.

“Kjo është gjëja e parë që mendojnë. Askush nuk ka guximin të ulet, të reflektojë dhe ta shohë situatën nga këndvështrimi i viktimës, që është diçka shumë e shëmtuar. Nuk jam e sigurt nëse do ta thoja tani, por dua të them të vërtetën. Kjo lidhet kryesisht me një person që më ka shkaktuar shumë probleme në ato vite. Jam detyruar të largohem nga puna dhe kam përjetuar një situatë jashtëzakonisht stresuese nga ana psikologjike. Nuk dua të tingëllojë patetike, por kjo është e vërteta. Kam menduar vetëm për fëmijët e tij, për vajzën e tij…” tha ajo.

“Patjetër, këta janë të gjithë të martuar. Po të mos ishte i martuar, ngacmimi i parë nuk do të kishte qenë aq i tmerrshëm,” përfundoi Morava.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.