E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-presidenti  Bamir Topi: Kam 12 vite që nuk flas me Berishën
Lajme

Ish-presidenti Bamir Topi: Kam 12 vite që nuk flas me Berishën

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, tha se ka të paktën 12 vite që nuk ka asnjë lloj komunikimi me kryedemokratin Sali Berisha.

Topi ku tha se gjatë kohës që bashkëpunonte me Berishën kishte një komunikim shumë zyrtar e serioz.

Sipas Topit, Berisha ka krijuar shkollën e tij politike dhe i qëndron besnike asaj, por shtoi se tani koha ka ndryshuar.

“Kam së paku 12 vite që nuk kam asnjë lloj komunikimi me Berishën. Ndërsa për ta njohur e kam njohur para viteve 90-të, në rrethana të tjera jopolitike.

E kam ndarë Berishën në dy pjesë përsa i përket figurës së tij. Gjatë kohës që unë kam qenë në bashkëpunim me të në PD, ka qenë një bashkëpunim shumë serioz.

Madje marrëdhëniet e mia nuk ishin marrëdhënie ku dominonte një komunikim shoqëror, ishte thjeshtë zyrtar. Pra kanë qenë thëllësisht serioze, bashkëpunuese, politike.

Më pas ishte politika, interesat politike, unë kam qenë jashtë interesave politike sepse kam qenë kryetar shteti, më interesonin gjëra të mëdha për Shqipërinë.

Erdhi koha që rrugët u ndanë. Nuk ka njeri që të mos ndryshojë. Berisha ka krijuar shkollën e tij politike dhe i qëndron besnik tezave e mënyrës së tij të komunikimit, por është kohë tjetër”, tha Topi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.