Ish-presidenti George W. Bush uron Kosovën për 10-vjetorin e Pavarësisë: Zoti ju bekoftë!
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush ka uruar Kosovën me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë. Në letrën e tij të urimit, Bush shkruan:
“Përshëndetjet më të përzemërta qytetarëve të Kosovës të cilët festojnë 10-vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë. Në vitin 2008, Presidenti Sejdiu ra dakord të merrte përgjegjësitë e përcaktuara nga Plani i Ahtisaarit për të nxitur lirinë, tolerancën dhe drejtësinë për qytetarët e Kosovës, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike. Isha krenar që pranoja kërkesën e tij për Shtetet e Bashkuara të njohin Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



