Ish-presidenti për 61-vjetorin e Michelle: Jam me fat që ndërmarr aventurat e jetës me ty
Bashkëshortja e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, Michelle Obama ka festuar ditëlindjen e saj të 61-të.

Nëpërmjet një postimi në platformën “X”, Obama krahas një fotoje me Michelle ka shkruar disa rreshta të ndjerë për partneren e tij.
“Gëzuar ditëlindjen dashurisë së jetës sime. Ti e mbush çdo dhomë me ngrohtësi, mençuri, humor dhe hir dhe dukesh mirë duke e bërë këtë. Unë jam shumë me fat që mund të ndërmarr aventurat e jetës me ty. Të dua”, shkruan ish-presidenti.
Ish-zonja e parë dhe Barack Obama, janë të martuar që nga viti 1992 dhe janë prindër të dy vajzave Sasha, 23, dhe Malia, 26 vjeç.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



