E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-presidenti Topi: Rama  luan me rezerva, si në futboll
Politikë

Ish-presidenti Topi: Rama luan me rezerva, si në futboll

Ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në News24, foli për ndryshimet në qeveri.

Topi u shpreh se nga pikëpamja politike, kryeministri Edi Rama nuk ka askënd përballë politikisht, teksa shtoi se situata është e ngjashme me lojën e futbollit ku ekipi është në rezultat të thellë dhe luan me rezervat e treta apo të katërta.

“Situata i ngjan asaj lojës së futbollit, ku ekipi është në rezultat të thellë dhe luan me rezervat e treta apo të katërta. Gjithsesi i uroj çdokujt suksese. Por e trajtuar nga pikëpamja politike janë lëvizje që Rama kërkon të pastrojë, siç është procesi i dializës, që ka nevojë për transfuzion, por sërish trupi vuan. Ndaj ne s’kemi një jehonë të ndërrimit të ministrave. U ndërruan 7 ministra dhe nuk janë pak. Kjo ngjan debat dhe diskutim, e si pasojë thërret në interpelancë kryeministrin. Fakti që s’ka ndjeshmëri, është situata më e vështirë që po kalojmë, shoqëria nuk ndjen, por edhe epo ndjeu nuk reagon. Mazhoranca dhe kryeministri ka mundësi për të mbuluar një skandal, lëvizje radikale të fortë. Këto ndryshime janë padyshim të detyruara. Fakti që ka 10 vite kryeministër dhe transparenca mungon, ai ndihet komod se nuk ka asnjë përballë. Të kesh formalisht dikë që nuk është, kjo është situata e keqe. E kam fjalën për situatën e opozitën”, u shpreh Topi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.