E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-prokurori  Eugen Beci: SPAK nuk po e bën punën siç duhet në luftimin e korrupsionit
Lajme

Ish-prokurori Eugen Beci: SPAK nuk po e bën punën siç duhet në luftimin e korrupsionit

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci   foli mbi raportimin e drejtuesit të SPAK, Altin Dumanit në Komisionin e Ligjeve në Kuvend.

Gjatë bisedës Beci tha se, SPAK nuk po bën punën siç duhet për të luftuar korrupsionin, pasi sipas tij, korrupsioni në këtë qeveri është bërë një mal i madh, sa kudo në çdo institucion të shtetit të shkosh, gjen raste korrupsioni që nuk ka nevojë të hetohen, sepse janë të gatshme.

‘Prokuroria e Posaçme sot ka një luks shumë të madh. Në çdo vend që çon oficerin më të paaftë të BKH-së, në çdo institucion shtetëror e gjen malin e korrupsionit aq sa mbytet.

Prokuroria e ka shumë të thjeshtë që të nisë hetimin për çështje pa fund, përsa i përket korrupsionit dhe shpërdorimit  të detyrës nga çdo zyrtar i lartë, apo i mesëm.

Prokuroria nuk ka bërë asgjë përsa i përket mënyrës së hetimit të krimit, për të qenë proaktiv me metoda speciale. Mbase e ka luksin se korrupsioni është bërë endemik dhe nuk ka vaksinë që e shëron.

Prokuroria e shtetit përpiqet të bëjë përgjime, metoda speciale të hetimit, metoda stimuluese, persona të penduar, dëshmitarë dhe të gjitha këto arrin në konkluzion që nuk kthehesh në burokrat të letrave.

E gjithë lufta korrupsionit ka një rënie drastike përsa i përket mënyrës së referimit të çështjeve penale. Përjashtuar Policinë e Shtetit thotë prokuroria, çdo institucion tjetër që paguhet nga taksat e shqiptarëve për të referuar korrupsionin nuk ka bërë detyrën dhe ka një rënie prej 40 e ca përqind nga 2022 në 2023.

Pyetja që bëj është ka rënë 40 % korrupsion, apo është rritur 400 për qind korrupsioni nga 2022 në 2023’, tha Eugen Beci në SYRI TV.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.