E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-prokurorja Elisabeta Imeraj i përgjigjet PS-së: 21 janari është hetuar. Pse po tejçohet nga politika
Publik News

Ish-prokurorja Elisabeta Imeraj i përgjigjet PS-së: 21 janari është hetuar. Pse po tejçohet nga politika

Ish-prokurorja e Krimeve të Rënda, Elisabeta Imeraj ka komentuar deklaratën e disa prej politikanëve të Partisë Socialiste, të cilët kanë thënë se do të dorëzojnë një kallëzim në Prokurorinëe Posaçme (SPAK) për 21 janarin.

Në emisionin “Revieë” në Euroneës Albania, Imeraj u shpreh se ka një lloj trysnie dhe presioni edhe ndaj prokurorëve që e kanë këtë dosje në dorë.

Imeraj ngriti pyetjen se përse duhet të tejçohet me forcë nga politika, një ngjarje që ka ndodhur 12 vite më parë.

“Ajo që ne duhet të ngremë zërin në radhë të parë, është që, përse është e nevojshme, që në 2023-shin, për një ngjarje të ndodhur në 2011, të tejçohet me forcë nga politika. Për çfarë arsye? Jemi tashmë disa vite, që ecim në ujërat e reformës në drejtësi, të institicuineve të reja të krijuara dhe shohim ministrin e Drejtësisë që flet për rihapje të dosjes, për dosje që mbahen peng, për prokurorë që bien nga vettingu.

Vetë iniciativa që ndërmerret, nuk ka të bëjë në thelb me hetimin e 21 janarit. Përse iu krijon një farë terrori edhe atyre prokurorëve që e kanë dosjen në dorë dhe që mund ta marrin procedurialisht. Unë e shoh shumë të thjeshtë këtë.”, theksoi ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.