E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘ISHA NË VARRIMIN E ADMIRIT’, ZBARDHET DËSHMIA E RAGIP HAJDINIT: NUK JAM UNË ‘DAJA’, KAM PAMJE FILMIKE QË VËRTETOJNË…
Lajme

‘ISHA NË VARRIMIN E ADMIRIT’, ZBARDHET DËSHMIA E RAGIP HAJDINIT: NUK JAM UNË ‘DAJA’, KAM PAMJE FILMIKE QË VËRTETOJNË…

Zbardhet dëshmia e Ragip Hajdinit, i arrestuari i gjashtë për grabitjen e Rinasit.

Në seancën e sotme te Krimet e Rënda, ku edhe iu dha masa ‘arrest me burg’, 50 vjeçari nga Peja ka thënë para trupës gjykuese se ka njohje me familjen Murataj.

Madje ai është shprehur se ka qenë në varrimin e Admir Muarataj. Po ashtu Ragipi ka mohuar të jetë ai ‘daja’ dhe se sipas tij ai ka pamje filmike që faktojnë se ditën e grabitjes ishte në Kavajë.

Ragipi ka kërkuar po ashtu edhe ballafaqim me Alkond Bengasin, bashkëpunëtorin e drejtësisë, i cili e identifikoi.

“Nuk jam unë personi që kërkoni. Kërkoj që të ballafaqohem me Alkond Bengasin. Kam njohje me familjen Murataj më kronkretisht me Aleksin nuk e dija që Admir Murataj ishte në kerkim. E kam dëgjuar që në media kanë folur për një person me nofkën daja.

Disponoj prova që kam qenë duke ngrënë drekë diku tjetër, afër një vendi të quajtur tullat e kuqe në Kavajë. Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen kam qenë në varrim të Adimr Murataj”, ka thënë ai.

Kujtojmë se 50 vjeçari u arrestua pak ditë më parë te Shkëmbi i Kavajës në një operacion special të policisë.

Sipas hetuesve, Ragipi dyshohet se është personi që ka siguruar furgonin ‘Chevrolet’ që më pas u modifikua në Elbasan për t’u përdorur në grabitje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.