E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ishin në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy kushërinjtë (Emrat)
Lajme

Ishin në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy kushërinjtë (Emrat)

Dy kushërinjtë shqiptarë, Niko (Fasli) Sina, 49 vjeç, dhe Afrim (Andon) Sina, 52 vjeç, janë ekstraduar këtë të premte nga Shqipëria drejt Italisë, ku do të vuajnë dënimin për vepra të rënda penale të lidhura me vrasje.

Të futur në listën e 100 personave më të kërkuar nga Italia, të dy ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane dhe u arrestuan vitin e kaluar në Dibër, ku fshiheshin duke përdorur identitete të rreme, ndërsa qëndruan të arratisur për 26 vite.

Mësohet se ata janë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit e Napolit që në vitin 2006, me nga 14 vjet e 11 muaj burg secili, për veprat penale “vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “vrasje e mbetur në tentativë”.

Ngjarja për të cilën u dënuan daton më 22 shtator 1999, në komunën Griciniano d’Aversa në Itali. Dy kushërinjtë akuzohen se kanë vrarë me sende të forta dhe mjete prerëse shtetasin shqiptar me inicialet B.C., si dhe kanë plagosur rëndë shtetasin F.S. Konflikti dyshohet të ketë lindur për ndarjen e të ardhurave nga aktivitete të paligjshme.

Ekstradimi i tyre mbyll një proces të gjatë ndjekjeje ndërkombëtare dhe i hap rrugë ekzekutimit të vendimit të drejtësisë italiane.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.