E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërkoheshin nga Italia dhe Kosova, arrestohen 2 persona në Tiranë
Lajme

Kërkoheshin nga Italia dhe Kosova, arrestohen 2 persona në Tiranë

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë vënë në pranga në Tiranë dhe në Rinas, në kuadër të operacionit policor “The Wanted”, i zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet e huaja dhe të koordinuar përmes Interpolit.

Në Tiranë është arrestuar 47-vjeçari Ervin Dakoli, i cili pritet t’u dorëzohet autoriteteve italiane në kuadër të procedurave të ekstradimit. Ai kërkohet nga drejtësia italiane për dyshime lidhur me pjesëmarrjen në një grup kriminal dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Sipas të dhënave të përcjella nga autoritetet italiane, Dakoli dyshohet se gjatë vitit 2020 ka qenë i përfshirë, në bashkëpunim me persona të tjerë, në sigurimin, transportimin, importimin dhe ruajtjen e sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për marijuanë, hashash dhe kokainë, të cilat dyshohet se janë trafikuar drejt Italisë me qëllim shpërndarjen dhe shitjen e tyre.

Për 47-vjeçarin, Gjykata e Bolonjës ka nxjerrë në maj të vitit 2026 një urdhër arresti, mbi bazën e të cilit autoritetet shqiptare kanë kryer ndalimin e tij.

Ndërkohë, në aeroportin e Rinasit është arrestuar 38-vjeçari kosovar Hamdi Krasniqi, i cili është ndaluar me qëllim ekstradimin në Kosovë.

Krasniqi është dënuar nga Gjykata e Apelit e Pejës me 1 vit e 6 muaj burgim për falsifikim të kartëmonedhave. Sipas autoriteteve kosovare, ai dyshohet se në vitin 2021, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka tentuar të fusë në qarkullim në qytetin e Pejës rreth 15 mijë dollarë të falsifikuar.

Dy arrestimet janë kryer në kuadër të bashkëpunimit të strukturave shqiptare të Policisë së Shtetit me autoritetet homologe jashtë vendit, me synim lokalizimin dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Interpol Tirana po vijon procedurat me autoritetet italiane dhe ato të Kosovës për përfundimin e proceseve përkatëse të ekstradimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.