E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ishte  arrestuar për aferën e inceneratorëve, ndërron jetë në QSUT Enver Sheshi
Publik News

Ishte arrestuar për aferën e inceneratorëve, ndërron jetë në QSUT Enver Sheshi

Ndërron jetë në spitalin e QSUT Enver Sheshi, i cili ishte një nga të arrestuarit për aferën e inceneratorëve. Mësohet se 59-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e arresti kardiak.

Mes të tjerash raportohet se Sheshi, administratori i kompanisë ‘Leli-17’sh.p.k është ndjerë keq gjatë qëndrimit të tij në burgun 313 atje ku qëndron prej disa kohës, ndërsa ishte dërguar me urgjencë në QSUT.

Por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai ka ndërruar jetë në urgjencë. Kujtojmë se kompania e Sheshit akuzohet se merrte pagesa fiktive për inceneratorin e Fierit. Aktualisht policia po vijon dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.