E hënë, 26 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ishte në kërkim nga Italia, arrestohet në Ndroq 33-vjeçari
Lajme

Ishte në kërkim nga Italia, arrestohet në Ndroq 33-vjeçari

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në zonën e Ndroqit, në Tiranë. I arrestuari është Dylber Halili, i cili rezulton të jetë subjekt i një urdhër-arresti të lëshuar nga autoritetet gjyqësore italiane.

Kapja e tij u realizua nga specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania) në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Operacioni u zhvillua në kuadër të shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit me autoritetet italiane, për identifikimin dhe lokalizimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas të dhënave të përcjella nga autoritetet, Halili ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi më 31 korrik 2026, gjykata italiane kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”.

33-vjeçari akuzohet në Itali për disa vepra penale. Mes tyre janë “Vrasja”, e mbetur në tentativë, “Plagosja”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i arrestimit” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë gjatë ushtrimit të detyrës”.

Pas lokalizimit në Ndroq, ndaj tij është ekzekutuar arrestimi provizor, ndërsa tashmë pritet vijimi i procedurave ligjore për dorëzimin e tij te autoritetet italiane.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po ndjek procedurat për ekstradimin e Dylber Halilit drejt Italisë, ku ai do të përballet me procesin gjyqësor për veprat penale për të cilat është shpallur në kërkim.

Operacioni “Fast” është pjesë e veprimtarisë së strukturave të Policisë së Shtetit për lokalizimin dhe kapjen e personave të kërkuar ndërkombëtarisht, në bashkëpunim me homologët e vendeve të tjera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.