E hënë, 26 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FSHZH tender 10 milionë euro për autobusë dhe stacione me Inteligjencë Artificiale
Ekonomi

FSHZH tender 10 milionë euro për autobusë dhe stacione me Inteligjencë Artificiale

Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të shpenzojë rreth 10 milionë euro për të blerë 23 autobusë dhe minibusë elektrik për nevojat e bashkive si dhe për të ndërtuar infrastrukturën e operimit të tyre.

Kompanitë e interesuara kanë afat deri më 23 nëntor 2026 për të dorëzuar ofertat e tyre, ndërsa i gjithë projekti do të shtrihet në një afat 2-vjeçar dhe financohet nga buxheti i shtetit.

Tenderi 10 milionë euro/ FSHZH blen autobusë elektrikë dhe

Sipas dokumentave të prokurimit, përmes kësaj proçedure do të blihen 12 autobusë standardë 100% elektrikë, 7 minibusë elektrikë turistikë dhe 4 autobusë hibridë.

Stacione SMART
Projekti parashikon një hierarki të re stacionesh inteligjente. Më konkretisht, 16 stacione do të jenë të tip A dhe do të vendosen në terminalet kryesore dhe pikat ku kryhen ndryshimet e linjave.

Rreth 31 stacione të tipit B “Standard”, Do të shpërndahen nëpër zonat e banuara të qyteteve dhe 7 stacione të tjera do të vendosen në zona rurale apo periferike, të pajisura me ndriçim me panele diellore dhe një QR-kod për të parë oraret përmes telefonit.

Infrastrukturë karikimi
Për të mbajtur në lëvizje mjetet elektrike, do të blihen dhe instalohen 20 karikues të shpejtë dhe të mesëm (6 njësi nga 150 kë dhe 14 njësi nga 50 kë), të cilët do të pozicionohen nëpër pikat e parkimit dhe qëndrimit të autobusëve. Fuqia totale e tyre do të arrijë në 1,600 kë.

Truri i këtij investimi do të jetë platforma digjitale. Përmes saj, sistemet do të përdorin Inteligjencën Artificiale për të llogaritur dhe planifikuar oraret e autobusëve sipas kërkesës, do të informojnë pasagjerët në kohë reale në tabelat e stacioneve se edhe sa minuta vjen mjeti, si dhe do të menaxhojnë konsumin e energjisë dhe kamerat e sigurisë.

Si do të ndahen autobusët?
Dritarja është e hapur për të gjitha bashkitë e vendit. Çdo bashki që dëshiron të marrë këto mjete duhet të kalojë një analizë të detajuar: duhet të vërtetojë numrin e pasagjerëve në orët e pikut, të ketë rrugë të përshtatshme për këto mjete dhe një rrjet elektrik lokal që e përballon dot ngarkesën e karikuesve./Kapitali

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.