E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Ishte tmerr”/ Vrasja e gjyqtarit, avokatja rrëfen momentet dramatike
Flash

‘Ishte tmerr”/ Vrasja e gjyqtarit, avokatja rrëfen momentet dramatike

Avokatja Brunilda Lika ka rrëfyer detaje nga ngjarja tragjike e 6 tetorit, ku në ambientet e Gjykatës së Apelit u vra gjyqtari Astrit Kalaja. E ftuar në emisionin “Terminal”, ajo tregoi momentet e frikshme të ndodhura brenda gjykatës, ku ndodhej së bashku me kolegët e saj.

“Përjetimi kuptohet se cili është, ishte një panik që mbizotëroi në godinën e Gjykatës së Apelit,”, tha ajo. “Ndodheshim me avokatët në sallën ku presim për të hyrë në seancat gjyqësore dhe aty dëgjuam nga kolegë të tjerë, të cilët ishin para nesh në godinë, ku thirrën: ‘Armë, armë’. Dhe ne detyrimisht u grumbulluam në hapësirën e Sekretarisë, për të qenë sa më të sigurt.”

Avokatja e cilësoi aktin si një ngjarje shumë të rëndë, që nuk lidhet vetëm me një individ, por me themelet e shtetit ligjor.

“Ishte një tmerr pa diskutim. Është një akt i rëndë dhe do të mbetet një akt i rëndë sulmi ndaj gjyqtarit. Pasi nuk ishte vetëm sulm ndaj një gjyqtari. Ky ishte sulm ndaj shtetit të së drejtës, ndaj institucioneve të drejtësisë, ndaj nesh përfaqësuesve të ligjit, por edhe ndaj qytetarëve që besojnë ende tek drejtësia. Sepse unë e kuptoj që ka një zhgënjim të jashtëzakonshëm tek sistemi i drejtësisë nga pjesa më e madhe e qytetarëve, por ka një pjesë që ende duan të besojnë aty.”

Më tej, ajo theksoi se ngjarja nxori në pah dobësitë serioze të sistemit të sigurisë brenda institucioneve të drejtësisë:

“Sulmi na tregoi edhe njëherë sesa i brishtë është sistemi i sigurisë në gjykata, në institucionet ku zbatohet ligji.”

E pyetur nëse ndjen frikë për t’u rikthyer në punë pas kësaj traume, Lika u shpreh qartë:

“Unë nesër sërish duhet të jem në Gjykatën e Apelit për një proces gjyqësor. Nuk e di, është pa diskutim një traumë. Dhe në fakt nga kjo ngjarje është zbuluar edhe një mllef i jashtëzakonshëm për ne përfaqësuesit e ligjit…”

Por, përkundër traumës, ajo shprehet e vendosur për të mos u tërhequr:

“Jo, nuk kam frikë sepse e njoh veten time profesionalisht.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.