E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Itali, humbin jetën në aksidentin tragjik nënë e bir me origjinë  shqiptare
Politikë

Itali, humbin jetën në aksidentin tragjik nënë e bir me origjinë shqiptare

Dy shqiptarë të moshës 74 dhe 48 vjeç, nënë e bir  humbën jetën mbrëmjen e së premtes në një aksident automobilistik të ndodhur në mbikalimin Roverino në Ventimiglia.

Nga aksidenti pati dy viktima dhe katër persona të tjerë të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

Me veturën Opel Astra me të cilën po udhëtonin viktimat u përplas një tjetër 28-vjeçar shqiptar i cili drejtonte automjetin dhe motra e tij.

Edhe ata u plagosën dhe gruaja u transportua rëndë në spitalin Santa Corona në Pietra Ligure. Shoferi 28-vjeçar ka pësuar vetëm lëndime të lehta.Të plagosur ka mbetur edhe një 46-vjeçar maroken që drejtonte një Mercedes “4 Matic”, si dhe një 19-vjeçar i cili udhëtoi me skuter, i shtruar në spital në Sanremo me kodin e kuq.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit dhe personeli shëndetësor, me policinë rrugore, e cila ka punuar gjatë gjithë natës për konstatimin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.