Itali/ Kapen shqiptarët që vidhnin brenda pak minutash makinat e lojërave të fatit
Dy shqiptarë, 35 dhe 37 vjeç janë arrestuar nga karabinierët në Arrezo, nën akuzën e vjedhjes në qendrat e lojërave të fatit.

Shqiptarët akuzohen për vjedhjen e makinave “slot” në baret e Arezzo-s dhe rrethinat e saj. Pesë grabitje u regjistruan në zona të ndryshme.
Anëtarët e grupit sipas mediave lokale italiane, përgatitnin grabitjet disa ditë më herët, duke bërë një inspektim të kujdesshëm në baret e identifikuara.
Ata hynin në mjedise të tilla sikur ishin klientë, duke porositur pije dhe më pas u ofroheshin makinerive të lojërave fatit.
Me kujdes, ata luanin disa lojëra dhe pikasnin se si lidheshin ato, duke përzgjedhur në këtë mënyrë makinat që duhet të vidhnin.
Më pas, caktohej ora e goditjes.
Në ditën e caktuar për vjedhje, sigurisht gjatë natës, dyshja e shqiptarëve hapnin dyert me leva të posaçme. Në vetëm pak minuta, ata shkonin pranë makinerive që kishin piketuar duke prerë lidhjet me rrjedhin.
Më pas, i ngarkonin në furgona të vjedhur, duke u zhdukur nëpër natë.
Me qetësi, larg nga vendi i ngjarjes, i zbraznin dhe i braktisën në vende të izoluara. Makineritë u gjetën ndonjëherë edhe pas disa ditësh.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



