E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Itali/ Shqiptari hidhet nga kati i dytë për ti shpëtuar policisë, thyen këmbën
Lajme

Itali/ Shqiptari hidhet nga kati i dytë për ti shpëtuar policisë, thyen këmbën

Një shqiptarë ka tentuar të hidhet nga kati i dytë i një banese për ti shpëtuar policisë italiane pas një kontrolli në banesë.

Mediat italiane raportojnë se 38-vjeçari  shqiptar, Gjergji Kokoshari për të dalë me shpejtësi  ka tentuar të largohet duke u hedhur nga kati i dytë. Ai është gjetur nga policia dhe nga veprimi i kryer ka pësuar dëmtime në këmbë dhe krah.

Policia bën me dije se në shtëpi u kapën në flagrancë duke përgatitur marijuanën të tre shtetasit: Gjergji Kokoshari, me shtetësi shqiptare, Tarek Abbassi dhe Saide Anis me origjinë tuniziane.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 3.3 kilogram marihuanë (e cila në rast shitjeje do të sigurontë 20 mijë euro) dhe 17 gram hashash. Të tre të arrestuarit u çuan në burg.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.