E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Italia arrin kulmin me mbi 126 mijë raste ditore me COVID-19
Lajme

Italia arrin kulmin me mbi 126 mijë raste ditore me COVID-19

Italia ka regjistruar 126.888 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve ka arritur në 5.981.428. Numri i pacientëve aktivë me COVID-19 është rritur në 779.463 dhe numri i të sëmurëve në terapi intensive në 1.226.

Numri i rasteve të sotme ditore është më i larti që nga shkurti i vitit 2020, kur filloi pandemia. Ndërkaq, bilanci i të vdekurve nga virusi në Itali ka shkuar në 137.247, me 156 viktima në 24 orët e fundit, ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 5.064.718.

Deri më sot, në vend janë administruar 109.980 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.