Italia në panik: 7000 persona bllokohen në anije, dyshohet se dy persona janë të prekur nga koronavirusi
Të dy pasagjerët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Spallanzani ku po marrin trajtimin e duhur.
Mësohet se gruaja 54-vjeçare ka pasur ethe dhe kjo është një nga shenjat e para të virusit kinez.
![]()
Pas kontrollit zyrtari i rojës bregdetare, Vicenzo Leone ka deklaruar se situata është nën kontroll dhe personave po u kryen testet e nevojshme.
“Jeemi duke pritur rezultatet e testimeve të kryera. Të gjitha hapat që duheshin realizuar janë ndërmarrë. Situata është nën kontroll dhe për momentin nuk shihet të ketë motive për t’u shqetësuar në bord”, u shpreh ai.
Koronavirusi është kthyer në një makth për të gjithë botën, pasi po përhapet me shpejtësi. Deri tani kanë ndërruar jetë 170 persona dhe mijëra të tjerë janë të prekur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



