E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Italianët po mbledhin fonde për Teftën dhe djalin 5-vjeçar, të afërmit e Taulantit e kërcënojnë
Lajme

Italianët po mbledhin fonde për Teftën dhe djalin 5-vjeçar, të afërmit e Taulantit e kërcënojnë

Italianët kanë nisur të mbledhin para për Tefta Malajn dhe djalin e saj 5-vjeçar, që tashmë janë në kërkim të një shtëpie, për të nisur edhe një herë jetën nga e para. Kjo iniciativë ka nisur në Torremaggiore, në zonën e Foggia-s, nga disa qytetarë për të ndihmuar 39-vjeçaren shqiptare.

Siç dihet, Tefta i shpëtoi sulmit të ish-bashkëshortit të saj, Taulant Malaj, i cili vrau vajzën 16-vjeçare, Xhesika dhe fqinjin 51-vjeçar, Massimo De Santis, me të cilin autori dyshonte se e tradhtonte gruaja e tij. Aktualisht Tefta ndodhet në një vend larg Torremaggiore për arsye sigurie.

Raportohet se ajo ka marrë kërcënime të vazhdueshme nga të afërmit e ish-burrit të saj dhe komente të shumta urrejtjeje. Ajo ka kërkuar të mos kthehet në shtëpinë ku mbeti e vrarë vajza, pas atij sulmi gjakatar të Taulantit, i cili kishte shfaqur prej kohësh gjeste xhelozie dhe dyshime tradhtie.

NGJARJA – 45-vjeçari Taulant Malaj është autori i dy vrasjeve të rënda. Fillimisht ai vrau në hyrjen e pallatit fqinjin italian Massimo De Santis, të cilin e goditi me rreth 20 goditje me teh çelësi. Ai u qëllua në gjoks, bark dhe kokë, duke mbetur i vdekur në vend.

Më pas shkoi në shtëpi për të vrarë gruan, por ishte vajza, që i doli përpara babait për të mbrojtur të ëmën, por mbeti e vdekur. Djali 5 vjeç ishte fshehur pas divanit dhe nuk u lëndua, ndërsa Tefta u plagos. Ishte vetë ajo që ngriti alarmin duke njoftuar policinë, që ndaluan autorin ende të gjakosur.

Pas krimit të rëndë shqiptari ka xhiruar me celularin e tij një video menjëherë pas atentatit, duke filmuar fillimisht trupin e pajetë të burrit dhe më pas ka filmuar vajzën e tij dhe gruan e tij në gjendje gjysmë të ndërgjegjshme. 45-vjeçari, i cili punonte si bukëpjekës kishte dyshime se italiani dhe gruaja e tij kishin një lidhje intime.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.