E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Iu mbaroi alkooli dhe e zëvendësuan me dezinfektantë duarsh, vdesin 7 persona në Rusi
Publik News

Iu mbaroi alkooli dhe e zëvendësuan me dezinfektantë duarsh, vdesin 7 persona në Rusi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tomtor në lindje në Rusisë, ku 9 persona vendosën të zëvendësonin alkoolin me dezifektant duarsh dhe pasojat ishin fatale për ta.

Sipas mediave lokale, personat kishin qenë të pranishëm në një festë kur vendosën të pinin dezifektantin. Tre viktimat e para ishin një grua 41-vjeçare dhe dy burra 27 dhe 59 vjeç.

Në momentin që tre të parët humbën jetën personat e tjerë u dërguan me urgjencë në spital, por nuk mundën t’i mbijetonin helmimit. Ndërsa dy të fundit janë në koma dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Autoritetet shëndetësore tregojnë se shishja e dezifektanit kishte një përbërje prej 69% metanol e cila është vdekjeprurëse nëse konsumohet në sasi të mëdha.

126506976_196393078690954_6788779679388684529_n.png

Ata i kanë bërë thirrje njerëzve që mos t’a konsumojnë dezifektantin pasi një rast i tillë ku humbën jetën 3 persona ndodhi edhe në Qershor në New Mexico.

Policia lokale ka nisur një investigim për të hetuar dhe zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.