E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ja deklarata e parë e Arilenës pas fitores së festivalit
Publik News

Ja deklarata e parë e Arilenës pas fitores së festivalit

Në momentin që Arilena mori kupën fjalët e para të saj në skenë si fituesja e Festivalit ishin: Unë nuk këndoj për trofe, unë këndoj për të tjerë. Këtë herë shkruam një kenge për veten time.

Në një intervistë pas përfundimit të festivalit, këngëtarja u shpreh:

“Nuk e kisha menduar asnjëherë. Më emocion kam tani sesa para publikut se po shikoj gjithë këto kamera e nuk di çfarë kam bërë për ta merituar. Dhashë gjithë shpirtin gjithë muzikën time dhe u përpoqa të artikuloj çdo ndjesi e emocion timin, jam e lumtur që ia arrita dhe që publiku e vlerësoi këngën time, qoftë dhe juria. Tani kam një përgjegjësi më të madhe, nuk e di a jam gati të përfaqësoj një shtet. Zemra po më del nga vendi. Falenderoj publikun që më rriti mua dhe që më solli këtu ku jam sot”.

Artistja u shfaq në skenë dhe mori kupën mes emocionesh të shumta.

“Kjo është për ju” tha ajo duke ngritur kupën.

Në vend të dytë u ngjit Elvana Gjata dhe në vend të tretë Sara Bajraktari.

Arilena do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës që këtë vit do të mbahet në Hollandë.

b138b7d7-9b06-4a11-ac17-9c81669d57fe9369baf5-e332-4928-bad1-8f4edc59c48211c79656-e691-49dc-b436-eee6cc11e3c28cee10ad-7037-4f0c-9cc1-5764cb75d49c

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.