E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ja fituesit në degët e PD-së ku janë zhvilluar zgjedhje
Politikë

Ja fituesit në degët e PD-së ku janë zhvilluar zgjedhje

Partia Demokratike ka përzgjedhur këtë fundjavë kryetarët e degëve lokale në disa prej qyteteve kryesore në vend.

Sipas urdhrit të firmosur nga kreu i PD-së Lulzim Basha disa ditë më parë, degët e PD në të gjithë vendin kanë thirrur Kuvendet Zgjedhore për të përzgjedhur krerët e degëve të PD-së.

 

Në krye të disa prej degëve kryesore në të gjithë vendin janë rikonfirmuar kryetarët aktualë, ndërkohë që procesi do të vijojë gjatë ditës së sotme dhe fundjavën e ardhshme.

Në zgjedhjet e zhvilluara për kreun e PD-së në Durrës, fitues ka dalë ish-ministri demokrat, Ferdinand Xhaferaj. Prej disa muajsh, Xhaferaj qëndronte në krye të kësaj dege si i komanduar nga Lulzim Basha, ndërkohë që pas zgjedhjeve të zhvilluara këtë të premte, Xhaferaj është mandatuar për një mandat 4-vjeçar.

Edhe deputeti i PD-së në Fier, Luan Baçi, është rizgjedhur në krye të degës në këtë qytet. Baçi ka deklaruar se do të vijojë të drejtojë degën e PD-së në Fier, pavarësisht faktit se ka mandatin e deputetit, duke theksuar se rezultatet e zgjedhjeve të fundit, pavarësisht manipulimeve, kanë sjellë rezultate të kënaqshme.

Një mandat të ri në krye të PD-së në Kamzë ka marrë edhe kryebashkiaku demokrat i Kamzës, Xhelal Mziu. Në kuadër të riorganizimit të PD-së, Basha thirri javën e kaluar grupin parlamentar dhe më pas firmosi urdhrin për strukturat, ku kërkoi që në periudhën mes 23 nëntorit dhe 2 dhjetorit të zgjidhen drejtuesit lokalë të PD-së në rrethe.

Në urdhrin e tij, Basha i ka kërkuar grupit të punës, që do të organizojë zgjedhjet, të mbështesë kandidatët dhe t’i sigurojë atyre akses të barabartë.

“Grupi i Punës mbështet kandidatët dhe i siguron akses të barabartë të tyre në: Listat e anëtarësisë. Prezencën e përfaqësuesve të kandidatëve në komisionin e votimit. Prezencën e përfaqësuesve të kandidatëve në procesin e numërimit të votave dhe shpalljen e rezultatit”, thuhet në udhëzimin e firmosur nga Basha.

Javën e ardhshme do të zgjidhen kryetarët në disa degë kryesore të vendit, përfshirë edhe krerët e degëve në Tiranë. Burime nga selia blu bëjnë me dije se risi në përfundim të këtij procesi do të jetë përzgjedhja e një figure qendrore në Tiranë, që do të koordinojë dhe organizojë demokratët në kryeqytet.

ZGJDHJET E PD NE RRETHE

QYTETI   – KRYETAR I ZGJEDHUR

Durrës – Ferdinand Xhaferaj

Fier – Luan Baçi

Dibër – Naim Gazidede

Sarandë – Hariz Mema

Kamzë – Xhelal Mziu

Malësi e Madhe – Anton Kokaj

Librazhd – Bujar Vreto

Maliq – Donald Kulla

Belsh – Bedri Qypi

Devoll – Arben Miza

Këlcyrë – Luan Malko

Shijak – Rezart Tusha

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.