Ja si u përgjigj Berisha se përse nuk e ftuan tek 100-vjetori i Shqipërisë me Amerikën
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh pse nuk ishte i ftuar në një organizim të zhvilluar nga ambasada amerikane me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Më posht ai u shpreh;
Zonja Kim, duke mos më ftuar, më nderoi! Më nderoi! Kjo për faktin se ajo ka dhënë… me qëndrimet e saj, ka dëmtuar më shumë, bashkë me Edi Ramën dhe mafien e Xhorxh Sorrosit, më shumë se kushdo tjetër perceptimin dhe imazhimin e shkëlqyer që kanë pasur shqiptarët për SHBA-në. u ndjeva i privilegjuar që unë nderova ngjarjen midis mirditorëve, ndër shqiptarët më tradicionalë të të gjithë trojeve dhe shprehem përshëndetjen, urimet më të mira në 100-vjetorin në të cilin Partia Demokratike dhe Sali Berisha kanë kontributet më të pakrahueshme historik në ato marrëdhënie. Më të pakrahasueshmet!
Në këtë kontekst, unë mendoj se jo nderojnë, por turpërojnë Shqipërinë në marrëdhëniet me Shtete e Bashkuara, figura si Edi Rama, figura si Taulant Balla apo të tjerë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



