E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ja supersfida tjetër e Superiores që pritet të zhvillohet në stadiumin e ri
Publik News

Ja supersfida tjetër e Superiores që pritet të zhvillohet në stadiumin e ri

Pas derbit Partizani-Tirana që dhuroi një atmosferë unikale, një tjetër supersfidë e Kategorisë Superiore, pritet të zhvillohet në stadiumin e ri kombëtar, “Air Albania”. Bëhet fjalë për përballjen mes Kukësit dhe Partizanit, e cila është planifikuar të zhvillohet në datën 26 janar.

Këto 2 skuadra, që janë edhe pretendentet kryesore, për të fituar titullin kampion këtë sezon, do të përballen në javën e parë të fazës së tretë. Gjasat janë të mëdha që kjo sfidë të zhvillohet në impiantin e ri modern, teksa pritet një miratim nga FSHF.

Air Albania hyrja

Verilindorët do të jenë pritës në këtë përballje, teksa zhvillimi i ndeshjes në “Air Albania”, do të nxiste një numër të konsiderueshëm tifozësh, për të qenë të pranishëm në shkallët e stadiumit duke krijuar një atmosferë elektrizuese.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.