Jakup Krasniqi dënohet me vite 25 burg nga Gjykata e Hagës
Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar me 25 vite burgim Jakup Krasniqin, në kuadër të aktgjykimit përfundimtar ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Jakup Krasniqi është dënuar me 25 vite burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Dënimi është bërë i ditur gjatë leximit të aktgjykimit përfundimtar në çështjen ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Gjykata po vijon leximin e vendimit për secilin prej të akuzuarve dhe për pikat përkatëse të aktakuzës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



