Jam Ali Qopeku i Parë, Qen si unë s’keni parë
“Jam Ali Qopeku i Parë,
Qen si unë s’keni parë;
Pra kur leh duartrokitni,
Zbrasni topat brohoritni!
Jam imami e jam dovleti,
Padishahu e Muhameti,
Jam Xhenemi e Xheneti ,
Kijameti e selameti.
Jam xhamia e jam namazi
Jam zinxhiri e jam kafazi,
Jam budrumi e jam zullumi
Kush ngre kokën e merr lumi,
Kush do ligj’ e republikë
Me statut e me logjikë,
E ka pisk e ngordh si hor
Në konop si tradhëtor.
Ju a nisa historinë,
Dhe ju solla prokopinë;
Lë pas meje dinasti
Për vazhdim e për lavdi!”
Fan Noli .
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



