E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Janë në proces gjyqësore dhe IKMT po fillon ndërhyrjen, pa pasur një përgjigje nga Gjykata.
Publik News

Janë në proces gjyqësore dhe IKMT po fillon ndërhyrjen, pa pasur një përgjigje nga Gjykata.

Dhjetra banorë po protestojnë tek zona e Medreses, pasi banesat e tyre po shemben. Banorët theksojnë se janë në proces gjyqësore dhe sipas tyre është e papranueshme që IKMT po fillon ndërhyrjen, pa pasur një përgjigje nga Gjykata.

Ndërkohë mediat nuk janë lejuar që të filmojnë, protestën e qytetarëve. Po ashtu banorët janë konfliktuar edhe më policinë.

“Kemi ardhur këtu që në 1993, jemi pronarë. Janë banesa private por me kalimin e kohës banorët kanë bërë edhe shtesa. Duan të na marrin shtëpinë tonë, ajo është prona jonë. Nuk është pronë e bashkisë, as ndërtesa as toka. Nuk është vërtetë ajo që thotë bashkia. Bashkia nuk e ka legalizuar. Kemi mbi 20 vite që jetojmë këtu.”– u shpreh një banore.

Ndërtesa ka qenë në kopshët publik në vitet 60,  dhe pas viteve 90 kjo godinë është përshtatur si banesë nga banorët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.