Japoni/ Mbi 50 të vdekur nga tërmeti i fuqishëm në Japoni
Aktualisht autoritetet japoneze po kërkojnë nën rrënoja për të gjetur te mbijetuar.
Ka shkuar në 48 numri i viktimave të shkaktuara nga tërmeti shkatërrimtarë që godtit Japoninë ditën e djeshme. Ndërkohë që bilanci pritet të thellohet në orët në vazhdim.
Aktualisht autoritetet japoneze po kërkojnë nën rrënoja për të gjetur te mbijetuar. Mijëra personel ushtarak, zjarrfikës dhe oficerë policie nga e gjithë Japonia po dërgohen në zonën më të goditur në gadishullin relativisht të largët Noto, ne prefekturën Ishikawa.

Por përpjekjet e shpëtimit janë penguar nga rrugët e dëmtuara dhe të bllokuara rëndë në rajon dhe një nga aeroportet e zonës është detyruar të mbyllet për shkak të çarjeve në pistën e tij.
Ndërkohë që Kryeministri i Japonisë, Kishida deklaroi se rreth 1000 anëtarë të forcave të vetëmbrojtjes janë të përfshirë në përpjekjet e kërkim-shpëtimit në zonat e goditura nga tërmeti.
“Kërkimi dhe shpëtimi i të prekurve nga tërmeti është një betejë kundër kohës. Ne duhet t’i shpëtojmë sa më shpejt të jetë e mundur, veçanërisht ata që janë bllokuar nën strukturat e shembura“, tha Kishida gjatë një takimi urgjent për katastrofat e transmetuar në TV.

Pamjet e transmetuara nga vendi ku ka goditur tërmeti janë apokaliptike me shtëpi të shembura dhe rrugë të ndara në dyshë.
Pas tërrmetit 7.6 ballë u ngrit alarmi për një tsunami që mund të godiste brigjet e Japonisë, gjë që mund të sillte një katatsrofë më të madhe dhe humbje më të mëdha jetësh. Por fatmirësisht, autoritetet amerikane kanë deklaruar pak orë më parë, së probaniliteti i një Tsunami ka rënë ndjeshëm në orët e fundit.
Kujtojme se zona e Ishiwakas, ajo më e prekura nga tërmeti, vazhdon të tronditet nga pasgoditjet, me grupet e kërkim-shpëtimit që përpiqen të shpëtojnë të mbijëtuarit nën rrënoja.

Nga ana tjetër kryesekretari i kabinetit japonez Yoshimasa Hayashi deklaroi se rreth 900 thirrje urgjente janë bërë orët e fundit, ndërsa shtoi se kanë marrë rreth 120 telefonata raste të njerëzve që prisnin të shpëtoheshin nën rrënoja.
Zyrtarët besojnë se tërmeti i fuqishëm i djeshëm mund të ketë zhvendosur tokën në rajonin Noto deri në 1.3 metra në perëndim. Autoriteti i Informacionit Gjeohapësinor i Japonisë (GSI) shikoi të dhënat GPS pas tërmetit me magnitudë 7.6 ballë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



