Jep dorëheqjen Belinda Balluku?
Burime jozyrtare po qarkullojnë sot në media se zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, mund të ketë dhënë dorëheqjen nga funksionet e saj pas zhvillimeve të fundit në hetimin e SPAK për aferën e tunelit të Llogarasë.
Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga Kryeministria apo vetë Balluku, por sipas raportimeve, dorëheqja mund të jetë depozytuar në zyrat e qeverisë dhe pritet të shqyrtohet nga Kryeministri Edi Rama.
Në dosjen e SPAK, ku Balluku është marrë e pandehur, janë përfshirë edhe disa ish-zyrtarë të ARRSH-së, mes tyre Evis Berberi, ndërsa në media janë publikuar mesazhe komunikimi ku ajo dhe vartësit e saj ironizonin një nga biznesmenët turq fitues të tenderit, Abdulkadir Kart.
A është kjo dorëheqje një hap për të shmangur presionin publik dhe për të lehtësuar hetimin? Apo thjesht një manovër politike për të ruajtur imazhin e qeverisë?
Përgjigjet mbeten për t’u parë në orët dhe ditët në vijim, ndërsa zyrtarisht asnjë institucion nuk e ka konfirmuar apo mohuar lajmin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


