Jepet pretenca për 13 të akuzuarit e mashtrimimt 7 mln euro me call-centera

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për 13 të akuzuar për mashtrim me vlerë rreth 7 milionë euro të shtetasve gjermanë përmes call-centerave.

SPAK kërkoi këtë të hënë dënimin me 9 vite heqje lirie për Erjon Kasmin, që konsiderohet personi kyç në grupin kriminal, i akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe për krijim të grupit të struktura kriminal,

Për Xhulian Xhafën, i akuzuar për “Mashtrim kompjuterik” në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, kërkohet dënimi me 8 vjet e 6 muaj.

Gjithashtu pretenca u dha edhe për:

-Anduel Gjergji, 3 vite shërbim prove

-Ariol Zenuni, 3 vite shërbim prove

-Denada Bardhi, 2 vite shërbim prove

-Emion Orizaj, 3 vite shërbim prove

-Ermir Shehu

-Eris Kurila, 3 vite shërbim prove

-Evis Mahmutaj, 3 vite shërbim prove

-Ilir Shkurti, 2 vite shërbim prove

-Indrit Tila, 2 vite shërbim prove

-Klevin Molla, shërbim prove

-Skerdi Llupi, shërbim prove

Pretenca e SPAK parashikon përllpgaritjen e zbirtjes së 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Organi i akuzës ka sekuestruar më herët disa llogari bankare mes te cilave shumën prej 588 mijë euro në emër të Erjon Kasmit si dhe 20 milionë lekë në emër të Xhulian Xhafës.

Gjithashtu një tjetër llogari me shumën e 1.5 milionë eurove iu sekuestrua Erjon Kasamit në Kosovë. Sekuestro preventive është vendosur edhe 9 apartamente, 3 garazhe, 2 ndërtesa dhe 5 sipërfaqe toke me rreth 6 mijë metra katror tokë.

Publikuar nga Publik Media