E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jo në Uashington, hajvani është në KM, në Tiranë
Lajme

Jo në Uashington, hajvani është në KM, në Tiranë

Gysi, Papa i Tiranës
Një diplomat perëndimor: Papa i Romës kryen në zyrën e tij 450-500 audienca private në vit me shefa shtetesh e qeverish, me zyrtarë të lartë dhe personalitete publike. Shkëmben mendime dhe u jep bekimin apostolik. Ergys Agasi ia kalon Papës së Romës. Ai meriton plotësisht të quhet Papa i Tiranës..
Në këto duar e ka lënë qeverinë kandidat i pandehuri Edi Rama. Sot iu turr SPAK se ata nuk dinë të bëjnë punën. Do i kisha nxjerrë jashtë nga këshilli Rregullores e Mandateve. Shkelje Barazisë në tendera nuk është korrupsion. Shpërdorimin e detyrës do ta shohim. Ne nuk jemi të korruptuar. Mos besoni një Hajvan në Uashington. Na qenka një hajvan amerikan në DASH e këtij i dalkan raportet sterrë për korrupsion?!. Po një hajvan na qenka në FBI, një në DEA, një në CIA, kudo në Agjencitë e Zbatinit të ligjit që e nxjerrin narcoshtet Shqipërinë falë ortakërive të Ramës?! Kush ia solli ortakët e Sinaloa në zyrë?! Po Charles, zv drejtori kundërzbulimit, i korruptuar prej tij, çfarë ishte?! Po Ndranghetan?! E në radhë të tjerat.!
Ambasada amerikane në Tiranë iu përgjigj dalldisë duke uruar një nga agjentët e BKH diplomuar nga FBI dhe shoqëruar me foton e agjentit me drejtorin Kash Patel. Këtë duhet ta njohë Rama se kush është dhe çfarë po bën. Do i ketë thënë Charles.
Në fakt ka një hajvan në këtë mesele dhe ai është në zyrën e KM në qeverinë tonë. Rama dëshmoi se është në luftë të hapur me Prokurorinë. Se do të përballet me Strukturën e Posaçme. Se do ta pengojë atë. Se do të përdorë Këshillin e Mandateve si gjykatë, për të vendosur për Ballukun. Se sms e përgjimet nuk janë prova. Duke lajmëruar se do përdorë çdo mjet për të mos dorëzuar vartësen. Për çdo gjë ai njeh shef, prokuror e gjyqtar veten e askënd tjetër. Nuk dontë zgjasin ditët dhe në zyrë do të ketë ftesën për të dëshmuar tek agjentët e BKH dhe prokurorët. Për sa dosje?!
Listë e gjatë! Me inceneratorët, Balluku, AKSHI, Llogaraja, koncensionet, investime strategjike. Pafund çështje. Atëherë do marrë vesh se si dinë ta bëjnë punën e tyre prokurorët. Nuk dha përgjigje nëse ka dijeni që ka dy organizata kriminale, zyrtarisht nën akuzë dhe zyrtarisht nën varësinë e tij, në të njëjtën godinë me të. Po 800 pagesa nga AKSHI në vit për baxhanakun,.më tepër se dy në ditë, nuk ia kanë vrarë vëmendjen. Apo e dinë Lindat këtë punë.
Ai e di që SPAK nuk është opozitë. Ka dalë binarësh sepse nuk e ka nën kontroll. Por gjatësia e tij e di që ai nuk do të jetë dot nesër as në opozitë.. çudia e Ramës, si shenjë e shkarjes pa kthim, është se përse kërkon Hajvan aty ku nuk ka dhe harron atë çfarë është.. !!! As Maduro i rrethuar nga anijet luftarake nuk flet kaq lajthitshëm sa Edi Rama..Po si konferenca e fundit si fundvit në atë zyrë, le ta nxjerrë dufin..
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.