E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë po ndodh, Sali Berisha sërish drejt SHBA-së?!
Lajme

Çfarë po ndodh, Sali Berisha sërish drejt SHBA-së?!

Vizita e fundit e Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara mund të mos jetë udhëtimi i tij i fundit drejt SHBA-së gjatë këtij viti.

Pas qëndrimit njëjavor në Nju Jork dhe Teksas, kryetari i Partisë Demokratike mund të ketë një tjetër mundësi për të udhëtuar përtej Atlantikut, këtë herë në Uashington.

Në qendër të kësaj mundësie është International Democrat Union (IDU), organizatë ku janë të anëtarësuara parti të spektrit të djathtë nga vende të ndryshme të botës. Sipas të dhënave të bëra publike, forumi i radhës i organizatës është planifikuar të zhvillohet në Uashington, nga data 2 deri më 4 dhjetor.

Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë përfaqësues të partive politike anëtare të IDU-së, çka e bën takimin një tjetër mundësi për përfaqësimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë në këtë forum ndërkombëtar.

Megjithatë, pjesëmarrja e Berishës nuk është ende e konfirmuar. Për të qenë i pranishëm në këtë takim nevojitet një ftesë zyrtare, e cila mund të përcaktojë nëse kreu i PD-së do të jetë pjesë e delegacionit shqiptar.

Në rast të marrjes së ftesës, pritet që delegacioni demokrat të drejtohet nga Sali Berisha. Kryedemokrati ka marrë pjesë edhe më herët në aktivitete ndërkombëtare të kësaj natyre, duke përfaqësuar Partinë Demokratike në takime të zhvilluara në vende të ndryshme të Evropës dhe Amerikës Latine.

Një udhëtim i mundshëm në Uashington do të vinte vetëm pak kohë pas vizitës së tij të fundit në SHBA. Berisha qëndroi për rreth një javë në Shtetet e Bashkuara, ku mori pjesë edhe në konventën e republikanëve në Teksas.

Vizita e fundit u konsiderua me rëndësi politike nga Partia Demokratike, pasi ishte udhëtimi i parë i këtij niveli në SHBA pas disa vitesh nga vendimi i vitit 2021, kur Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli Berishën “non grata”.

Nëse ftesa për forumin e dhjetorit në Uashington do të konfirmohet, ajo do t’i krijonte Berishës mundësinë për një tjetër vizitë në Shtetet e Bashkuara brenda të njëjtit vit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.