E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jo vetëm  COVID-19   në Itali: Stuhia e shiut përmbyt rrugët e autostradat, rrufeja godet Kishën dhe i vë flakën (Video)
Publik News

Jo vetëm COVID-19 në Itali: Stuhia e shiut përmbyt rrugët e autostradat, rrufeja godet Kishën dhe i vë flakën (Video)

Kisha goditet nga rrufeja në Katania

Italia nuk gjen qetësi. Ndërsa veriu i vendit është i gjunjëzuar nga pandemia e koronavirusit, stuhia me rreshje të dendura ka goditur jugun e vendit.

Në Siçili, Katania rreshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar përmbytje të shumta në rrugë por edhe autostrada mes zonës së Sirakuzës dhe Katanias.

Disa rrugë të tjera rrezikojnë të përmbyten, teksa nivelet e disa lumenjve në këtë zonë janë në pikën kritike.

Në Katania, një vetëtimë goditi Kishën e Shën Vitus, duke bërë që të shpërthejë në flakë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.