Jo vetëm Proda, shkarkohet edhe Drejtori i Policisë së Tiranës
Është shkarkuar nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Policia e Shtetit, Ilir Proda. Mësohet se në krye të institucionit është komanduar Sokol Bizhga.
Sipas të njëjtave burime, nga detyra është shkarkuar edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi, ndërsa ende nuk është bërë e ditur se kush do ta zëvendësojë në këtë post.
Vendimi për largimin e dy drejtuesve të lartë të policisë vjen pas protestës së zhvilluar një ditë më parë nga Partia Demokratike e Shqipërisë në Tiranë, e cila u shoqërua me incidente dhe akte dhune. Gjatë protestës, situata u përshkallëzua deri në hedhjen e molotovëve dhe mjeteve piroteknike në disa zona të kryeqytetit.
Një nga momentet më të tensionuara u regjistrua pranë vilës së Enver Hoxha në zonën e ish-Bllokut, ku u hodhën molotovë dhe fishekzjarre, duke vënë në rrezik edhe personat që ndodheshin brenda godinës.
Sipas informacioneve paraprake, shkarkimi i drejtuesve të policisë është justifikuar me mos-garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë protestës, si dhe me rrezikimin e jetës së qytetarëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



