Joan Laporta rizgjidhet president i Barcelonës deri në vitin 2031
Presidenti aktual i klubit spanjoll FC Barcelona, Joan Laporta, ka fituar sërish zgjedhjet presidenciale të klubit katalanas, duke mundur rivalin e tij Victor Font.
Zgjedhjet u zhvilluan këtë të dielë në Barcelonë dhe rezultati përfundimtar konfirmoi dominimin e Laportës, i cili u rizgjodh nga anëtarët e klubit (socios) me rreth 58% të votave.
Procesi zgjedhor u zhvillua në një atmosferë optimiste për klubin katalanas, sidomos pas fitores bindëse 5-2 ndaj Sevilias. Pas kësaj ndeshjeje, edhe futbollistët e Barcelonës morën pjesë në votim dhe shprehën publikisht mbështetjen e tyre për Laportën.
Me këtë fitore, Laporta do të qëndrojë në krye të klubit deri në vitin 2031. Objektivi i tij kryesor mbetet rikthimi i Barcelonës në majën e futbollit europian dhe fitimi i sërishëm i trofeut të UEFA Champions League.
Klubi katalanas nuk e ka fituar këtë kompeticion që prej vitit 2015, kur Barcelona triumfoi për herë të fundit në arenën më të rëndësishme të futbollit europian.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



