E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Joe Biden thellon diferencën me Donald Trump, shkëputet me afro 60 mijë vota para në tre shtetet kryesore
Publik News

Joe Biden thellon diferencën me Donald Trump, shkëputet me afro 60 mijë vota para në tre shtetet kryesore

Kandidati demokrat Joe Biden po thellon ndjeshëm diferencën me kundërshtarin e tij republikan Donald Trump, aq sa duket sikur çdo votë që numërohet shkon për të, shkruan newsbomb.al. Dje BBC raportonte se nga numërimi i votave me postë, 2/3 e tyre shkonin direkt për Biden.

Kështu, në Pensilvani ku është përqënssruar e gjithë vëmendja, bashkë me Nevadan dhe Xhorxhian, Joe Biden nga një diferencë prej 1 mijë votash, ka kaluar tashmë në gati 30 mijë vota para.  Nga 99% e votave që janë numëruar në këtë shtet, Joe Biden ka fituara 3,337,069 vota (49.6%) kurse Trump ka marrë 3,308,192 vota (49.2%).

Edhe në Nevada, rezultati ka ndryshuar dukshëm në favor të Biden. Demokrati ka marrë 632,558 vota (49.8%) dhe republikani Trump 609,901 vota (48%). Po kështu, në Xhorxhia Joe Biden kryeson me afro 4 mijë vota para. Ai ka 2,456,845 mijë vota (48.4%) dhe Donald Trump 2,452,825 mijë vota (49.3%).

Të tre këto shtete kanë në total 42 mandate, respektivisht Pensilvania 20, Nevada 6 dhe Xhorxhia 16 mandate. Që një kandidat të shpallet fitues i zgjehdjeve ai duhet të marrë 270 mandate.Joe Biden ka marrë deri tani 264 mandate dhe i duhen vetëm 6 të tjera, kurse Donald Trump ka 214 mandate.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.