Jong Un në rrezik të madh pas një operacioni?
Koreja e Jugut vazhdon të shtojë spekulimet lidhje me shëndetin e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, duke i thënë CNN se ai është “gjallë dhe mirë”.
Me heret CNN raportonte se Koreja e Jugut po përqendrohej te Koreja e Veriut dhe thuhej se Kim kishte marrë një goditje ne sistemin kardiovaskular më 12 prill, për shkak të “pirjes së duhanit, mbipeshes dhe punës së tepërt”, dhe se po merrte trajtim në një vilë në qarkun Hyangsan.
Pra me heret Koreja e Jugut raportoi per problemin qe Kim Jong Un mund te kishte persuar dhe tashme ngre spekulimet se lideri i Korese se Jugut eshte gjalle dhe mire.
Dyshime për shëndetin e tij u ngritën, pasi Kim humbi festën e ditëlindjes së gjyshit të tij në 15 Prill. Ai ishte parë katër ditë para kësaj date në një takim në lidhje me politikën, sipas medieve shtetërore të Koresë së Veriut, KCNA.
CNN raportoi më herët gjatë javës se Shtetet e Bashkuara po monitorojnë inteligjencën dhe se Kim është “në rrezik të madh pas një operacioni”, sipas një zyrtari amerikan
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



