Jozefina Topalli mesazh të fortë Bashës/ Formulari është fyerje, ka vetëm një mënyrë për
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, në një prononcim për portalin CNA.al ka shprehur mirënjohje dhe falenderim për demokratët, të cilët propozuan emrin e saj, si kandidate për deputete.
Topalli theksoi se me demokratët ka bërë beteja me idealizëm e përkushtim, pa interesa.
“Dua të shpreh mirënjohjen për demokratët që propozuan emrin tim si shenjë besimi e shprese për të ndryshuar gjërat.
Unë jam e prekur dhe i them me zemër faleminderit.
Une jam e lidhur pazgjidhshmërisht me çdo demokrat.
Ata kanë nevojë për një udhëheqje të drejtë, për një drejtim idealist.”
Sa i takon formularit që duhet të plotësojnë kandidatët për deputetë, ish-kryeparlamentarja e cilëson si një fyerje.
“Formulari eshte nje truk, pervecse nje fyerje.
Partia nuk bëhet demokratike se plotëson një formular qesharak.”-tha Topalli.
Po ashtu ajo i ka drejtuar edhe një mesazh të fortë Lulzim Bashës, ndërsa thekson se e vetmja mënyrë për largimin e kryeministrit Edi Rama është që karrigen e kreut të PD-së, t’ia lëshojë një njeriu të pakorruptuar.
“Partia ka nevojë të çlirohet nga pengmarrja. Sikur Lulzim Basha vërtetë të donte të largonte Edi Ramen ai duhet t’ia lëshoje karrigen një njeriu të pakorruptuar./ CNA.al
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



