Jozi nuk fal, paralajmëron Stresin: Herët a vonë, do marrësh dënimin
Pas videos virale ku Jozi i kërkonte Stresit një puthje, e interpretuar nga shumë si një “urdhër” dhe jo si një gjest miqësor, ka ardhur më në fund reagimi i parë nga vetë artisti.
Pamjet ndezën rrjetet sociale, ku shpërthyen memet dhe komentet, madje disa e paraqisnin Stresin nën petkun e një femre, duke ironizuar situatën.
Fillimisht, Stresi deklaroi se marrëdhënia mes tyre ishte e mirë dhe se madje po planifikonin një bashkëpunim muzikor. Por Jozi duket se ka një version tjetër të ngjarjes:
“Djali është artist, është djalë i mirë. Patjetër, si çdo njeri gabon, po nuk është mirë të gabosh me mua.”
Deklarata e tij nënkupton një zhgënjim të thellë, që sipas Jozit lidhet me qëndrimet që Stresi ka mbajtur ndaj tij gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”.
“Unë nuk kam kurrë qëllim të arrij diçka, duke hedhur baltë mbi imazhin tënd. Unë jam një njeri që nuk i harroj gjërat, qofshin të mira, qofshin të këqija.”
Në vijim, Jozi përgënjeshtron çdo aludim për ndonjë projekt të përbashkët me reperin:
“S’ka pasur asnjë lloj bashkëpunimi muzikor mes nesh.”
Duke i cilësuar disa emra të skenës si “pseudoartistë”, Jozi lëshon një paralajmërim të fortë:
“Secili nga këta pseudoartistët që ka marrë guximin të nxjerrë imazhin e vet, herët a vonë, me dënimin do përballet.”
Megjithatë, kur u pyet drejtpërdrejt nëse e konsideron Stresin mik, Jozi preferoi të mos japë një përgjigje të qartë, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia mes tyre është ftohur ndjeshëm.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



