Juventus tërhiqet nga gara, talenti i Ajax shkon në Barcelonë
Po kërkohet nga e gjithë klubet e mëdha për talentin e Ajax, por dy ishin ekipet favorite: Juventus dhe Barcelona.
Juventus ka hequr dorë nga Matthijs De Ligt, ç’ka do të thotë që tashmë është e sigurt kalimi i tij në Barcelonë.
Pas arritjes së marrëveshjes mes Ajax dhe Barcelona për shkëmbimin e talenteve të akademive, sikur veçse është arritur marrëveshja edhe për De Ligt.
Kështu, sipas raportimeve të ‘Mundo Deportivo’, skuadra e Juventus është tërhequr nga gara për holandezin.
Drejtori sportiv i Juventus thuhet se do të shoh nga afër ndeshjen Portugali – Serbi, për të përcjellë mbrojtësin e Benfica, Ruben Dias.
Ata kanë kthyer interesimin nga ylli i Portugalisë, pasi e shohin si punë të kryer Matthijs De Ligt tek Barcelona.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



