Ka shndërruar policinë në organizatë mafioze, por krenohet me Diellën
Një kritikë e ashpër është drejtuar ndaj qeverisë për mënyrën se si po menaxhohet Policia e Shtetit. Sipas analistit Klodian Tomorri, strukturat e rendit janë kthyer në një mekanizëm që funksionon si “organizatë mafioze”, ndërsa drejtuesit politikë zgjedhin të merren me çështje të imazhit publik në vend të reformave reale në siguri.
Tomorri shprehet se emërimet në polici po ndikohen drejtpërdrejt nga elementë të lidhur me botën e krimit, duke përfshirë inspektorë, shefa komisariatesh dhe madje edhe drejtues të niveleve më të larta. “Në çdo ngjarje të madhe kriminale shfaqen lidhje me uniformat blu. Krimi ka marrë kontrollin e vendimmarrjes brenda institucioneve të rendit,” deklaron ai.
Sipas tij, situata ka shkuar edhe më tej, pasi tashmë është prekur edhe struktura që supozohet të hetojë punën e policëve. “Kjo tregon se sistemi është kapur në tërësi,” thekson Tomorri.
Ndërkohë, qeveria përpiqet të paraqitet pozitivisht në arenën ndërkombëtare, duke u përqendruar tek imazhi dhe deklaratat publike, ndërsa problematika e sigurisë dhe korrupsionit në polici, sipas analistit, po neglizhohet plotësisht.

“Vune kukullen ministre te brendshme, vetem sa per fytyre. Madje i thane dhe publikisht qe ti nuk ke pune me policine, merru me adresat.
Sepse policine e shtetit ja kane dhene me outsourcing krimit te organizuar. Ne cdo ngjarje te madhe kriminale ke police te perfshire. Tek te gjitha.
Krimi ben emerimet e inspektoreve, emerimet e shefave ne komisariate, madje edhe emerimin e drejtorit te pergjithshem.
Por tani kane kaluar edhe me lart se kaq. Kane marre dhe strukturen qe duhet te hetoje policet.
Ky qe mahnit Brukselin me Diellen dhe reformbatutat e tij. Nderkohe, ka shnderruar policine e shtetit ne organizate mafioze.
He, nxirrni ate TasqeKosen dhe Kallasen e Brukselit te sulmojne opoziten se na fyeu ambasadorin. Njesoj si Maria Antoneta. Ne kemi policine e shtetit ne duart e krimit, keto kane hallin e biskotave te ambasadorit,” shkruan Tomorri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



