E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kakavijë/ 50-vjeçarja tenton të kalojë kufirin për Greqi me 40,000€ pa i deklaruar
Lajme

Kakavijë/ 50-vjeçarja tenton të kalojë kufirin për Greqi me 40,000€ pa i deklaruar

Në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, gjatë një kontrolli në dalje të Shqipërisë ditën e sotme, iu zbuluan 41,000 euro të padeklaruara në çantë një 50-vjeçareje. Gruaja me inicialet Zh. D. e cila udhëtonte me një shumë të konsiderueshme parash me vete, nuk i kishte deklaruar në kufi në përputhje me kërkesat ligjore.

Pas këtij zbulimi, u iniciua një procedim penal ndaj 50-vjeçares me banim në Greqi, nën akuzën e “Mosdeklarimit në kufi të të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Paratë u sekuestruan si provë materiale dhe çështja iu referua Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Gjirokastër për hetime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.