E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kallas: Putini tallet me përpjekjet për paqe!
Lajme

Kallas: Putini tallet me përpjekjet për paqe!

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas ka deklaruar se sulmet e fundit ruse ndaj Ukrainës tregojnë se Vladimir Putin po tallet me  të gjitha përpjekjet për paqe dhe se Rusia e kupton vetëm presionin.

“Po punojmë për paketën e 19-të të masave. Ka shumë mundësi në tryezë, por më efektive do të ishte një goditje ndaj energjisë, një bllokim i aksesit në kapital dhe sanksione dytësore. Diskutimet janë duke vazhduar, por të gjithë e kuptojnë se e vetmja gjë që funksionon është presioni”, shpjegoi ajo ndërsa mbërriti në Këshillin Joformal të Mbrojtjes në Kopenhagen.

Kajas shtoi se sot do të diskutohen ndryshimet në mandatet e misioneve evropiane për Ukrainën, si trajnimin civil ashtu edhe atë ushtarak.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.