E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kalon me sukes vettingun, prokurori i Tiranës Albert Demirneli konfirmohet në detyrë
Publik News

Kalon me sukes vettingun, prokurori i Tiranës Albert Demirneli konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli sot konfirmimin në detyrë të Demirnelit pas problemeve të vogla të identifikuara në blerjen e një apartamenti.

Ai rezultoi pa probleme në të trija kriteret ndërsa arriti të bindë trupën gjykuese pas kalimit të barrës së provës mbi pyetjen se pse kishte përfituar statusin e të pastrehut ndërkohë që rezultonte pronar de jure në masën 1/6 në një apartament në qytetin e Burrelit. Demirneli bindi trupën gjykuese se ai kishte hequr dorë nga kjo pronësi që nga viti 1993 pasi ishte zhvendosur një dekadë më parë në Tiranë si student.

Trupi gjykues i KPK për këtë subjekt përbëhej nga Olsi Komici kryesues, Firdes Shuli relatore dhe Brunilda Bekteshi anëtare. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Theo Jacobs.
Albert Demirneli ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe punon prej gati dy dekadash si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Më parë ka mbajtur edhe pozicionin e zv.prokurorit të rrethit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.