E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kalon për gjykim dosja e supermashtruesit Florjan Gjergji
Lajme

Kalon për gjykim dosja e supermashtruesit Florjan Gjergji

Mashtronte biznesmenët duke u shtirur si zyrtar i lartë

Kalon për gjykim në mungesë dosja e radhës në ngarkim të supermashtruesit Florjan Gjergji.

Gazetarja Klodjana Lala raporton për Balkanweb se ndaj tij janë duke u zhvilluar edhe 2 procese të tjera për skemën e mashtrimit të biznesmenëve të ndryshem në emër të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë.

Gjergji është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga prokuroria e Tiranës, ndërsa për të janë në fuqi disa masa arresti me burg.

Në disa raste mashtrimi të zbuluara nga policia, në pranga janë vënë disa bashkëpunëtor apo persona të përdorur nga Gjergji, i cili dyshohet edhe si organizatori i rastit të fundit, ku një biznesmeni nga Librazhdi i’u morën 100 mijë euro në emër të ministrit të Brendshëm Taulant Balla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.