Kamëz/ Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri
Një person është vrarë me armë zjarri ndërsa një tjetër është plagosur në Kamëz.
Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur në Laknas, teksa mësohet se është ndaluar autori. Bëhet fjalë për një të moshuar, i cili ka hapur zjarr ndaj dy personave. Policia bën me dije se i plagosur ndodhet nën kujdesinë mjekëve, teksa po hetohet për shkaqet e ngjarje. Pritet dëshmia e autorit për të hedhur më tej dritë.
“Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën “Fatos Shupi”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç. Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



