Kamionçina hyn në turmën e komunitetit LGBTQ, një i vdekur dhe dy të plagosur
Mediat amerikane raportojnë se si pasojë një person ka humbur jetën dhe janë plagosur dy të tjerë.

Mjeti ndodhej në radhë bashkë me makina të tjera dhe në një moment u shkëput me shpejtësi duke përplasur pjesëtarët e komunitetit LGBTQ.
Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një akt të qëllimshëm, apo një incident.
Lidhur me ngjarjen e rëndë reagoi edhe kryebashkiaku Dean Trantalis. “Ky është një sulm terrorist ndaj komunitetit LGBT”, tha Trantalis. “Nuk është aspak një aksident. Ishte i qëllimshëm, i paramenduar dhe synonte persona specifik”, vijon ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



